Andi Vrapi: “Arsyeja se përse Sara u eliminua nga “BBV” ishte Bardhi…”!

vovalbania March 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Andi Vrapi: “Arsyeja se përse Sara u eliminua nga “BBV” ishte Bardhi…”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio gazetari i njohur Andi Vrapi. Mbrëmjen e djeshme Françeska u shpall nga banorët “Miss Tradhtia”. Si e komenton Andi këtë?

E kam mbështetur Françeskën qëkur filloi të bënte tentativat e para për të luajtur. M’u duk e zgjuar, e urtë dhe në debatin me Sarën e kam mbështetur edhe pse është sulmuar për terminologjinë e përdorur. Aty brenda gjërat agravohen dhe e kam justifikuar por nuk mendoj që është ‘Miss tradhtia’. Françeska nuk është se është pjesë e ndonjë grupi dhe ka tradhtuar dikë. Hyri më vonë, u sulmua masivisht. Egla për pak e hodhi në pishinë, Romeo dhe Heidi e akuzuan se donte të futej mes çiftit. Edhe Sara filloi ta kundërshtonte, e konsiderojnë gjithë kohës Miss Londra.

Banori që ka zhgënjyer më shumë gazetarin?

Bardhi më ka zhgënjyer në situatën mes Sarës dhe Françeskës. Ishte ai që e inicioi sherrin mes tyre, arsyeja se përse Sara u eliminua ishte pikërisht ai.

Julia ka fituar ‘Miss Inteligjenca’? A e meriton këtë çmim sipas Andit?

Unë e kam takuar rastësisht Julian dhe më dha një energji shumë pozitive. Më pas mora vesh që ishte kushurira e Elton Ilirjanit dhe që vajza e saj është bërë virale në rrjet. E vlerësoj sepse aty brenda shtëpisë ka treguar shumë situata të sajat personale, më duket gjithashtu kundërshtarja perfekte e Eglës.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49432 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE