Pas skandalit të dhunës, thuhet se Elia Zaharia në gjendje jo të mirë shëndetësore!

vovalbania March 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk dua që vajza ime të rritet me prindër të ndarë”- Elia Zaharia reagon pasi Princ Leka konfirmoi ndarjen

Me siguri keni lexuar apo dëgjuar këto ditë për skandalin e dhunës në oborrin mbretëror shqiptar.

Fillimisht Princi Leka pretendoi dhunë ndaj tij nga ish-bashkëshortja, Elia Zaharia dhe i vjehrri, Gjergji, ndërsa më pas këta dy të fundit akuzuan Lekën për të njejtën gjë, derisa doli video-ja e famshme e përplasjes mes tyre.

Ndërkohë, sa i takon Elias, teksa cështja është nën hetim, ajo thuhet se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, si psikologjike ashtu edhe fizike. Këtë e pohon gazetarja Doriana Bezat, e cila sot në “Top Talk” deklaroi:

“Ka një gjendje shëndetësore jo të mirë. Ka pasur edhe një tronditje se nuk është e lehtë të të tjetërsohet jeta. Por po e lë këtu…ka pasur një gjendje jo të mirë fizike. Më duket një skenar i dobët (sherri), se nuk mundet një plak 70-vjeç dhe ish bashkëshortja të reagojnë në këtë mënyrë të pa ngacmuar..”

Ndërkohë në të njejtin emision, eksperti i sigurisë Ervin Karamuço, i bëri thrrje prokurorisë të hetojë të gjithë ngjarjen “e shëmtuar”:

“Elementet dhe faktet tregojnë se si kjo video ka dalë. Ka ndodhur nga vetë Princi ose nga persona afër tij, për të sulmuar ose diskretituar familjen në prag të gjyqit. E inkurajoj policinë, prokurorinë të hetojë sa më shpejt. Kush është personi që e nxorri dhe nga nisi gjithë kjo histori kaq e shëmtuar…”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE