Ndërron jetë krijuesi i “Dragon Ball”

vovalbania March 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndërron jetë krijuesi i “Dragon Ball”

Krijuesi i “Dragon Ball”, një prej manga-ve më të shitura dhe me më shumë ndikim në Japoni dhe më tej në botë, ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare.

Akira Toriyama pësoi një hematomë akute subdurale, një lloj gjakderdhjeje pranë trurit, njoftoi studioja e tij.

Ai ndërroi jetë më 1 mars dhe funerali ishte shumë privat, me vetëm disa miq dhe familjarë.

Dragon Ball” është një prej serive komike me më shumë ndikim në botë, e njohur gjerësisht për versionin e animuar. Njerëzit kanë bërë homazhet e tyre për njeriun që ua bëri më të bukur fëmijërinë, në rrjete të ndryshme sociale.

“Dragon Ball” u krijua në vitin 1984 dhe tregon historinë e një djali, të quajtur Son Goku, i cili mbledh sferat magjike të dragoit, me qëllim që të mbrojë Tokën nga Saiyan-ët, një aleancë alienësh.

Toriyama ka lindur në Nagoya, Japoni në vitin 1955. Ai debutoi në universin e manga-ve me “Dr. Slump” (1980), një manga që tregon historinë e vajzës së vogël Arale dhe shkencëtarit që e krijoi. Megjithatë, “Dragon Ball” është vepra e tij më e famshme, e cila shoqëroi shumë njerëz gjatë fëmijërisë së tyre. “Dragon Ball” frymëzoi shumë njerëz që të shkruanin histori dhe të rikrijonin pamjet e personazheve të famshëm.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48865 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE