Donald Veshaj ironizon Ledion Liçon, shkak fjalët e tij për Romeon

vovalbania March 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Donald Veshaj ironizon Ledion Liçon, shkak fjalët e tij për Romeon

Prime i “Big Brother VIP” mbrëmjen e djeshme u hap me një diskutim të çiftit Romeo-Heidi.

Ishte moderatori Ledion Liço ai që kërkoi nga çifti që të sqarojnë për publikun se çfarë raporti kanë me njëri-tjetrin, pasi herë janë bashkë e herë shprehen se i kanë dhënë fund lidhjes.

Një koment për çiftin iu kërkua edhe Françeskës. Në momentin që ajo po shprehte mendimin e saj, Romeo e ndërpriste shpesh—çka solli edhe reagimin e Ledionit.

“Nëse nuk do ta dëgjosh Françeskën, shko te dhoma e gjumit”, iu drejtua Ledioni-Romeos.

Pikërisht për këto fjalë, ka ardhur një reagim nga gjysma e Romeos, Donald Veshaj.

Ai ka ironizuar Ledionin me një postim në InstaStory ku shkruan: “Të shkojë ky djali tek dhoma e grimit nuk ka prime. Fakt”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE