Amendamenti i Bashës për t’i dhënë Kosovës 50 milionë euro ndihmë ushtarake, këshilltari i Kurtit: Veprimi strategjik!

vovalbania January 22, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Amendamenti i Bashës për t’i dhënë Kosovës 50 milionë euro ndihmë ushtarake, këshilltari i Kurtit: Veprimi strategjik!

Arbër Zaimi, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti ka përshëndetur amendamentin e dorëzuar sot në Kuvendin e Shqipërisë nga kryedemokrati Lulzim Basha i cili propozon për ndryshimin e buxhetit ku të përfshihet 50 milionë euro ndihmë ushtarake për Kosovën.

Zaimi e cilësoi këtë si një mundësi për partitë politike në Shqipëri për t’u bërë bashkë në një çështjen që përfshin interesat kombëtare.

“Është e qartë se politika parlamentare në Shqipëri prej kohësh ka polarizim ekstrem. Fatkeqësisht ky polarizim është tejkaluar rrallë, vetëm kur ka patur presion ndërkombëtar, gjë që nuk ka rezultuar gjithmonë pozitive për të gjitha palët vendase.

Por palët do të duhet hera herës të bëhen bashkë – përtej urrejtjes që kanë për njëri-tjetrin e pavarësisht asaj – edhe për interesin kombëtar, gjë që do t’ua rriste hapësirën e veprimit dhe sovranitetin Një rast shumë i mirë për t’u bërë bashkë, është propozimi i Lulzim Bashës për t’i ndarë nga buxheti i Shqipërisë 50 milion euro për të financuar mbrojtjen dhe sigurinë e Kosovës”– shkruan Zaimi.

Ndërsa më tej, këshilltari i Kurtit, shprehet se nëse një gjë e tillë ndodh mund të jetë veprimi më strategjik që politika shqiptare mund të marrë gjatë këtij viti.

“Natyrisht kjo kërkon mbështetje edhe të mazhorancës, edhe të pjesëve të tjera të opozitës. Nëse kjo miratohet, do të jetë veprimi më strategjik që politika shqiptare mund të marrë në vitin 2024”- përfundon Zaimi në reagimin e tij.

Kreu i PD-së Lulzim Basha, në një konferencë për media, më herët është shprehur se do të depozitojnë në Kuvend një amendament të buxhetit, ku do të kërkojnë rialokimin e 50 milionë eurove ndihmë ushtarake për Kosovën.

“Ka qenë një javë intensive, me zhvillime që kanë kapluar tv, por zhvillime të thera më të rëndësishme kanë mbetur pa u sqaruar. Nga këto do të veçoja 3.

Gjatë javës që po lëmë pas, është përvijuar dhe më qartë kërcenim që paraqitet paqes dhe stabilitetit në rajon nga revanshizmi i Serbisë në dogmën e botës serbe. Hap i fundit mbetet sulmi në Banjskë, akoma i pa hetuar, por ajo që po vlon në Beograd, sipas deklaratave të lidershipit serb, është armatosja e Serbisë për një revansh në Kosovë. Partnerët tanë strategjikë i kanë bërë të qarta qëndrimet e tyre.

Ndërkohë në Tiranë nuk dëgjon gj tjetër veçse kukuvajkat te kryeministria. Asgjë për interesin kombëtar, dhe kjo është simptomë e një klase politike të shkëputur nga interesi kombëtar.

Opozita ka në dorë jo thjesht të tregojë me gisht plagën, të vërë para përgjegjësisë shkaktarin e kësaj plage, por të kërkojë hapa aktiv.

Të hënë PD do të depozitojë në Kuvend një amendament të buxhetit që u kalua në 7 minuta, ku do të kërkojë rialokimin, e 5 miliardëve të reja ndihmë ushtarake për Kosovën”, tha Basha.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE