Ajo është në Dancing With The Stars, personi i saj i afërt konkurron në DWTS në Finlandë, Juliana Nura përshkruan emocionet!

vovalbania September 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ajo është në Dancing With The Stars, personi i saj i afërt konkurron në DWTS në Finlandë, Juliana Nura përshkruan emocionet!

E ftuar sot në Wake Up ishte Juliana Nura së bashku me partnerin e saj skenik në Dancing With The Stars Dion. Dyshja foli për këtë eksperiencë të re kaq emocionuese, sfidat dhe vështirësitë dhe synimin e tyre në show-n magjik të kërcimit. Por kush është Dioni, balerini profesionist që do ta shoqërojë Julianën në këtë rrugëtim emocionues?!

Kam marrë pjesë 5 herë, kam qenë gjithmonë finalist dhe kam fituar dy herë në DWTS. Është një produksion i jashtëzakonshëm. Është ndryshe nga ajo që bej ne TOB. Është një eksperiencë e bukur, mësohesh me skenën. Është e veshtirë, punë kolosale. Nuk jam i ashpër, por periudha është e shkurtër. Ne duhet të japim maksimumin. Nuk dua të shpëtoj asgjë sepse jam pak detajist. Në DWTS që kam marrë pjesë partneret e mia janë parë në lupë, prandaj dua ti kuroj në majë të gishtave.

Kur bëhesh pjesë e një gare startimi, dua ta bëj fort që në koreografinë e parë. Dua të mbajmë të njejtin intensitet që të shkojmë në finale. Për mua e rëndësishme është finalja, do shkojmë për të fituar. Pikësynimi im dhe i Julianës është të kemi drejtimin dhe fokusin tone, jo për mos ti llogaritur por të fokusohesh te vetja, gjithmonë do ketë konkurrentë të fortë.

Por kush e suporton Jualianën në këtë rrugëtim?!

Unë i kam prindërit shumë të mirë. Ne e kemi shoqërinë shqiptare më ndryshe, por shoqen e ngushtë e kam njërën finlandeze, madje ajo është në DWTS në Finalndë. Ajo e di sa e vështirë është, çdo natë flasim me të. Familja më suporton, motrën e kam në Finlandë. Kam një rrjet shumë të mire, Fifi më ka ndenjur shumë afër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49931 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE