Sondazhi i TAR/Cili mes 8 çifteve të zgjedhur nga lideri në BBV, do të shkojë në nominim?

vovalbania March 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Big Brother Vip” nga Janari 2024 vetëm në Top Channel!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Pavarësisht se është ende fillimi i qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.

Lideri i shtëpisë i zgjedhur të martën e kaluar nga publiku, Jetmiri do të ndante banorët në çifte, e më pas do të kalonin në nominim, po dyshe.

Banori e bëri ndarjen si më poshtë: 

Egla-Ilnisa, Vesa-Juli, Bardhi-Romeo, Rike-Meritoni, Roza-Heidi, Julia-Erjola, Françeska-Sara Karaj dhe Silvi-Lediona.

Në lidhje me këtë në faqen e Web-it të Top Albania Radio u ngrit një sondazh me pyetjen “Cili mes 8 çifteve të zgjedhur nga Jetmiri, mendoni se do të shkojë në nominim të shtunën?” Të pyetur në sondazhin e TAR, shqiptarët kanë votuar:

Ndërkohë mbrëmjen e kaluar pas leximit të zarfit, Silvi dhe Ledjona do të shkojnë në nominim mes njëri-tjetrit, ku njëri prej tyre që do të lërë shtëpinë të martën. Çifti i tyre ishte më pak i votuari në televotim. Ndërkohë ju mund të votoni duke klikuar në këtë link për të dhënë mendimin tuaj se kush do të largohet të martën, Silvi apo Lediona.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE