FSHF vendos përfundimisht për duelin Dinamo City-Teuta!

vovalbania March 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
FSHF vendos përfundimisht për duelin Dinamo City-Teuta!

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja e javës s 27-të të kategorisë “Abissnet Superiore”, Dinamo City-Teuta nuk do të luhet sot për shkak të reshjeve të kushteve atmosferike.

Pavarësisht përpjekjeve të mëdha e të vazhdueshme të stafit të klubit durrsak për të rikthyer fushën e stadiumit “Niko Dovana” në normalitet, reshjet e mëdha të shiut e bëjnë të pamundur zhvillimin e ndeshjes.

Në ditët në vazhdim Departamenti i Garave në FSHF do të vendosë edhe për datën se kur do të luhet kjo ndeshje./ SuperSport

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49728 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE