Tha që ishte fanse e Lionel Messit, njihuni me 90-vjeçaren e cila u la e lirë nga militantët e Hamasit!

vovalbania March 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tha që ishte fanse e Lionel Messit, njihuni me 90-vjeçaren e cila u la e lirë nga militantët e Hamasit!

90-vjeçarja Esther Cunio u bë e famshme në fillim të tetorit, pasi ishte një ndër pengjet e para që u la e lirë nga militantët e Hamasit të cilët kishin shkaktuar një masakër të vërtetë në qytetet kufitare izraelite në zonat kufitare dhe pozoi me ta në një foto. Së fundmi, gjyshja ka rrëfyer të gjithë eksperiencën e tmerrshme në një dokumentar të titulluar “Zërat e 7 tetorit, historia e mbijetesës”, ku tregon për sulmin e Hamasit në vendbanimin e saj në Nir Oz.

Unë jam një argjentinase si Messi dhe kur militantët e morën vesh këtë gjë më thanë që jemi fansa të futbollistit dhe për këtë arsye më lanë të lirë pa u lënduar.

Në sulmin e 7 tetorit në Izrael, Esteri u rrëmbye bashkë me 7 anëtarë të tjerë të familjes së saj të madhe, 6 prej tyre u lanë të lirë, teksa 2 të tjerë janë ende pengje. Historia e saj e plotë do të tregohet së bashku me histori të tjera të ngjashme të njerëzve në dokumentarin që po xhirohet për një nga sulmet më të përgjakshme në Izrael.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE