Trajneri i ri, Chelsea zgjedh “spanjollin e mrekullive”!

vovalbania March 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Trajneri i ri, Chelsea zgjedh “spanjollin e mrekullive”!

Shumë investime, por pak rezultate pozitive. Chelsea nuk po bën aspak mirë me Mauricio Pochettinon në pankinë, me skuadrën londineze që renditet në vendin e 11-të në Premier League.

Trajneri argjentinas i ka ditët e numëruara, teksa AS raporton se drejtuesit e Chelseat kanë piketuar Michel si teknikun e ri të ekipit.

48-vjeçari nga Madridi është “arkitekti” i Gironës, një ndër surprizat më të bukura të këtij sezoni në futbollin europian.

Michel drejton skuadrën katalanase prej vitit verës së vitit 2021. Në sezonin e parë riktheu Gironën në La Liga. Sezonin e dytë e mbylli në vendin e dhjetë.

Ndërkohë që këtë edicion, djemtë e tij renditen në vendin e dytë pas Realit, me 9 pikë më shumë se Bilbao e vendit të pestë.

Iberikja AS raporton se drejtues të “Bluve të Londrës” kanë udhëtuar drejt Spanjës dhe i kanë paraqitur ofertën e tyre trajnerit.

Gjithsesi, Michel kërkon kohë dhe nuk dëshiron të nxitohet. Emri i tij është lidhur edhe me Barcelonën, që në fundin e sezonit do të ndahet me Xavin.

Por nuk përjashtohet edhe pista Manchester City, që ka të njëjtët pronarë me të Gironës. Në rast largimi të Pep Guardiolës, Citizens mund të vendosin ta zëvendësojnë me Michel.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48799 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE