Për ju vajza që po kërkoni quka sa më natyrale!

vovalbania March 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për ju vajza që po kërkoni quka sa më natyrale!

Përdoruesit në TikTok ndajnë vazhdimisht mënyra të ndryshme që kthehen në trende, sidomos sa i përket pamjet dhe trukeve të grimit. Një ndër to lidhet me trendin e qukave dhe është ndoshta më e habitshmja që keni parë deri më tani sepse ju duhet një brokoli.

@cajsawessberg

HOW CAN IT WORK SO GOOD? #broccoifreckles #fakefreckles #fauxfreckles #beautyhack

♬ Fire for You (Sped Up) – Cannons

Duhet vetëm një degë brokoli që e keni zhytur në bronzerin ose konturin tuaj të preferuar (kremoz ose pluhur) për të krijuar quka natyrale dhe shumë të lezetshme. Në varësi të formës së fytyrës tuaj si dhe preferencës se sa të përhapura i doni qukat, përzgjidhni edhe madhësinë e brokolit.

Pasi të bëni grimin si zakonisht, merreni degën dhe ngjesheni lehtë pas fytyrës. Rezultati janë quka natyrale. Mjafton të përdorni pak pudër fiksuese dhe jeni gati. Por nëse nuk dëshironi quka, brokoli mund të jetë një ide e mirë për të aplikuar pak xixa ose pigmentet me ngjyra nëse do të shkoni në një festë.

Brokoli është i pasur me vitamina, proteina dhe lëndë të tjera ushqyese, por një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se brokoli mund të shmangë edhe shenjat e plakjes. Universiteti i Studimeve Mjekësore, në Washington studioi minjtë për të parë se si një enzimë e veçantë, që gjendet në zarzavate si brokoli apo kastraveci, mund të vonojë shenjat e plakjes. Enzima është mononukleotidi nikotinamid, i njohur ndryshe edhe si NMN (nicotinamide mononucleotide).

Kur u injektohej minjve kjo lloj enzime, u shtonte atyre energjinë, madje edhe u parandalonte shtimin në peshë. Me kalimin e kohës, edhe nivelet e sheqerit në gjak përmirësoheshin ndjeshëm, por përmirësohej edhe shikimi. Edhe pse studiuesit nuk janë të sigurt nëse NMN rrit jetëgjatësinë, efekti në nivelet e energjisë për minjtë që janë bërë pjesë e studimit ka qenë mjaft i dukshëm.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49405 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE