Menaxheri i Vip-ave flet për mikun e tij: “Lotët e Romeos janë aktrim”!

vovalbania March 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Menaxheri i Vip-ave flet për mikun e tij: “Lotët e Romeos janë aktrim”!

Ndodhitë ditore të “Big Brother Albania VIP” vijnë të komentuara live me të ftuar personazhe të njohur, por mbi të gjitha në zërin e publikut.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Big Brother Radio” ka qenë Xhani Demika, i njohur ndryshe si menaxheri i Vip-ave, i cili së bashku me Elona Duron dhe Eni Shehun, komentuan ndodhitë që kanë ndodhur orët e fundit në shtëpinë e BBV.

Xhani është mik prej shumë kohësh me Romeo Veshaj dhe përsa i përket marrëdhënies së tij me Heidi Bacit dhe ndarjes së fundit të tyre, ai u shpreh:

“Mua më duket se Heidi e di potencialin e Romeos që ka në Shqipëri dhe duke pasur parasysh çfarë potenciali ka si figurë, mua më duket si strategji që ajo të qëndrojë sa më gjatë se nëse ajo nuk do të jetë me Romeon e ka shumë të shkurtër qëndrimin në shtëpi se nuk ka çfarë jep.”

Por si e komenton faktin se të dy janë prekur shumë emocionalisht nga kjo ndarje?

“Ajo me lot në sy mua më duket se mbase nuk mund të jetë edhe për Romeon, sepse është shumë e çuditshme që ti të rrish 50 ditë dhe brenda 50 ditëve të krijosh një dashuri kaq të madhe. Duke pasur parasysh natyrën e Romeos, Romeo e ka pak qejf këtë pjesën që t’i bëjë njerëzit për vete, por që në rastin e Heidit më duket e sforcuar. S’më duket 100% dashuri. Unë se besoj fare!”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE