“Nuk më ka braktisur nëna!”/ Sara Gjordeni reagon ndaj komenteve në rrjet për të…

vovalbania March 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk më ka braktisur nëna!”/ Sara Gjordeni reagon ndaj komenteve në rrjet për të…

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”.

Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Në shtëpinë e “Big Brother VIP” dinamikat dhe debatet sa vinë e shtohen, teksa banorët janë përballur me sfida të shumta. Ndërkohë, sa i përket ish-banores Sara Gjordeni, teksa u përfol se është braktisur nga e ëma, ajo reagoi në rrjetet e saj sociale.

E kam lexuar disa herë këtë gjë. O njerëz nuk më ka braktisur nëna. Nga i nxirrni këto? Thjesht është larguar në emigrim kur kam qenë 2 vjeçe. Ajo është kujdesur për mua financiarisht shumë e shumë vite. Kush është nga Kuçova e di shumë mirë që kur mami im dërgonte gjëra, duhej ndihma e lagjes për t’i ngritur qeset e valixhet. Kam një nënë pak të thuash të fortë dhe heroinë. Mjaft me këto keqkuptime skandaloze.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE