Jetmiri ‘shpërthen’ ndaj Orit: “Të mëshiroj për injorancën”

vovalbania April 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vjen reagimi pas daljes nga BBV/Jetmiri e ka sërish ‘inatin’ me produksionin; ka dy fjalë dhe për Julin: “E kapëm armikun”

“Kopil”- ishte kjo fjala që Ori Nebijaj përdori ndaj Jetmir Salajt, pasi ky i fundit vendosi të lërë shtëpinë e Big Brother VIP.

Për këtë, një reagim ka ardhur nga Jetmiri pas daljes nga programi, i cili nuk pati mundësi t’i dëgjonte fjalët e opinionistes pasi nuk ndodhej në studio.

Në një postim në InstaStory, Jetmiri ka zgjedhur që t’i kundërpërgjigjet Orit duke thënë: “Ti je turp dhe thjesht të mëshiroj për injorancën tënde znj, Deputete”.

Në një postim tjetër, Jetmiri i drejtohet edhe të ftuarve në “Fan Club”, të cilët ulën imazhin e tij, duke thënë: “Zot mëshiroji se nuk dinë ç’po flasin”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51089 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE