Vuçiç takohet me Lajçak, i ankohet për situatë “të padurueshme” të serbëve në Kosovë: Ndërkombëtarët të angazhohen konkretisht!

vovalbania March 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vuçiç takohet me Lajçak, i ankohet për situatë “të padurueshme” të serbëve në Kosovë: Ndërkombëtarët të angazhohen konkretisht!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është takuar sot me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në një postim të bërë në instagram, Vuçiç shkruan se gjatë takimit e ka informuar Lajçakun për situatën e serbëve në Kosovë, të cilën presidenti serb e ka cilësuar si “të padurueshme”. Më tej ai i bën thirrje ndërkombëtarëve të angazhohen për popullin serb në Kosovë.

“Kam biseduar me Miroslav Lajçak për situatën në Kosovë dhe Metohi dhe kushtet e padurueshme për jetën e popullit tonë. Shqyrtuam mundësitë dhe temat për vazhdimin e bisedimeve konstruktive në Bruksel, si dhe hapat e nevojshëm për progres drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Edhe një herë i kam bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të angazhohet konkretisht dhe me vendosmëri për çështjet me rëndësi themelore për mbijetesën e popullit serb në Kosovë e Metohi dhe për stabilitetin rajonal”- shkruan Vuçiç.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48894 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE