SHBA, të shtëna me armë zjarri në Indianapolis/1 viktimë dhe 5 të plagosur!

vovalbania March 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
SHBA, të shtëna me armë zjarri në Indianapolis/1 viktimë dhe 5 të plagosur!

Një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën gjatë të shtënave me armë zjarri brenda një klubi nate në Indianapolis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot në mëngjes. Bilancin e dha komandanti i qarkut verior të Policisë Metropolitane të Indianapolis, Matthew Thomas, i cili saktësoi:

Të shtënat u raportuan brenda një biznesi në lagjen Broad Ripple të Indianapolis rreth orës 01:20 të mëngjesit. Policia ende nuk e ka identifikuar të dyshuarin e ngjarjes. Vijon të jetë e paqartë se kush e hapi zjarrin. Gjithçka që duket është një person me një armë zjarri i angazhuar për të prishur paqen dhe argëtimin, që normalisht shijohet nga të gjithë vizitorët tanë.

Autoritetet lokale po shqyrtojnë pamjet e videos së ngjarjet kriminale dhe po marrin në pyetje dëshmitarët. Teksa vijojnë hetimet, duhet pritur për përfundimet.

Eshtë shumë herët për të nxjerrë një përfundim të hetimit.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shpeshtë episode të tillë e që kanë çuar në masakra të përmasave edhe më të mëdha duke mos kursyer as shkolla fillore ku mësojnë fëmijë të vegjël.

Për vrasjet me armë në SHBA, rreth një vit më parë, FBI-ja publikoi raportin me përfundimin se ësht regjistruar numri më i madh i viktimave në 5 vite.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pësuar më shumë viktima nga të shtënat me armë zjarri në vitin 2022 sesa në katër vitet e mëparshme, sipas këtij raporti të FBI-së të publikuar në prill të vitit 2023.

Në total janë regjistruar 50 ngjarje të tilla ku humbën jetën dhe u plagosën 313 persona. Vetëm 9 nga 50 prej tyre nuk regjistruan viktima.

Raporti i FBI-së nxori të dhëna të zymta nga një vit i shënuar nga akte të tmerrshme të dhunës me armë, duke përfshirë masakrën e shkollës në Uvalde, Teksas, si dhe listoi komunitetet amerikane që në vitin 2022 iu bashkuan një numri në rritje të të shtënave masive vdekjeprurëse.

Raporti i prillit 2023, gjithashtu u publikua teksa kombi amerikan përballej me një mori të shtënash masive të profilit të lartë, duke përfshirë një bankë në Louisville të Kentucky-t, një shkollë të krishterë në Nashville, si dhe një festë të Sweet 16 në Dadeville në Alabama.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE