Elvis Pupa rrëfen eksperiencën e tij me Eglën në punë

vovalbania March 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Elvis Pupa rrëfen eksperiencën e tij me Eglën në punë

Ditën e sotme, aktori Elvis Pupa ka qenë i ftuar nëpërmjet linjës telefonike në “Fan Club”.

Pupa u pyet për Egla Cenon dhe eksperiencën në punë që kanë patur bashkë.

Për këtë, aktori tha:

“Ne kemi qejf t’i shqiptarizojmë gjërat. Personazhet publike që kanë një karrierë artistike të caktuar në skenë, në momentin që dalin para publikut influencojnë. Se si zgjedh ti të influencohesh është e drejta e tyre. Në punë ka qenë shumë korrekte. Është jeta e vet private, kështu që e respektoj”.

Pjesë nga diskutimi:

Ina Kollçaku: A ka pasur shpërthime edhe në punë Egla?

Elvis: Unë nuk jam psikolog. Shpërthimet gjatë punës janë normale. Gjithësecili ka nerva, ka shpërthime, ka stres. Në momente të caktuara të gjithëve na ndodh.

Ina: Ne kemi norma të tjera në varrim norma të tjera në dasmë. Po flasim për një ambient të izoluar.

Elvis: Aty është bërë si burg.

Arjon: Të gjithë këto izolime në Big Brother duhet të ndikojnë që ti duhet të japësh më të mirën jo më të keqen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49601 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE