Moti në vend, ja me çfarë kushtesh atmosferike mbyllet java!

vovalbania March 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Moti në vend, ja me çfarë kushtesh atmosferike mbyllet java!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme dhe kjo për shkak të masave ajrore të lagështa, me origjinë veriperëndimore.

Fillimisht, moti parashikohet me alternime vranësirash kalimtare e kthjellime ndërsa pas orëve të mesditës ka shtim vranësirash deri të dendura. Në mesditë dhe pasdite priten reshje shiu, të cilat përgjatë Ultësirës Perëndimore do të jenë me intensitet të ulët.

Në relievet kodrinore-malore, reshjet janë në periudha afatshkurtra dhe me intensitet deri mesatar, në formën e shtrëngatave e stuhive, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Mjegull/mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi deri 5-8 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
10/19
Diell re shi

Kukës
7/16
Diell re shi

Lezhë
10/18
Diell re shi

Dibër
5/15
Diell re shi

Durrës
8/20
Diell re shi

Tiranë
10/20
Diell re shi

Elbasan
10/19
Diell re shi

Berat
7/20
Diell re shi

Vlorë
8/19
Diell re shi

Korçë
3/13
Diell re shi

Gjirokastër
4/19
Diell re shi

Sarandë
8/19
Diell re shi

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49121 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE