Endrik Beba analizon “BBV3”: Shtëpisë i mungon dikush si Krist Aliaj…

vovalbania March 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Endrik Beba analizon “BBV3”: Shtëpisë i mungon dikush si Krist Aliaj…

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Ndërkohë, i ftuar në “Big Brother Radio” ishte ish-banori Endrik Beba. Ai bëri analiza të lojës së banorëve, situatat e “BBV3” e shumë të tjera. Por çfarë i mungon shtëpisë së “BBV3” sipas tij?

Unë mendoj që personazhet e këtij viti janë të ndikuar nga ajo që ndodhi vjet. Kanë tentuar të gjithë të fitojnë terrenin duke qenë agresiv në lojë. Këtij Big Brother i ka munguar dikush si Kristi, një person i mirëartikuluar, i respektueshëm, i drejtë dhe që di të luftojë për një argument që e mbron. Akoma s’ka dalë një personazh si ai. Ata personazhe që janë në Big Brother këtë vit, kur nuk kanë argumenta, luftojnë pisët duke përmendur njerëz të tretë, përmendet familja… Aty nuk ke mundësi të mbrohesh, vetëm të largohesh. Ditën e parë që kam hyrë, ka qenë një debat mes Eglës dhe Ledjonës, që i përmendi direkt vajzën. Janë emocione, është e vështirë kur i ke pranë sepse ndjen energjinë e tyre…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49308 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE