Parashikimi i motit, 18 mars 2024/Java nis me mot relativisht të qëndrueshëm!

vovalbania March 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit, 18 mars 2024/Java nis me mot relativisht të qëndrueshëm!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme dhe kjo për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore. Moti parashikohet me alternime vranësirash, të cilat do të jenë kryesisht re të mesme e të larta, si dhe intervale të herëpasherëshme kthjellimesh.

Në mesditë e deri pasdite, parashikohen reshje të dobëta shiu në formë pikash kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore të vendit. Parashikohet mjegull/mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi deri 9 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
10/21
Diell re

Kukës
7/17
Diell re shi (i dobët)

Lezhë
11/20
Diell re

Dibër
6/17
Diell re shi (i dobët)

Durrës
9/21
Diell re

Tiranë
10/21
Diell re shi (i dobët)

Elbasan
8/20
Diell re shi (i dobët)

Berat
8/22
Diell re

Vlorë
10/19
Diell re

Korçë
5/15
Diell re

Gjirokastër
6/21
Diell re

Sarandë
8/21
Diell re

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49066 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE