Vajza e Ledjonës sqaron raportin me babanë e saj: “Nuk flas më me babanë pas atyre SMS-ve…”

vovalbania March 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vajza e Ledjonës sqaron raportin me babanë e saj: “Nuk flas më me babanë pas atyre SMS-ve…”

Vajza e Ledjonës ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Fun Club” në Top Channel, ku ka treguar emocionet e saj pas takimit që bërë në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ajo u shpreh se e kishte marrë malli shumë për të ëmën, teksa tha se në këtë kohë që Ledjona është futur në shtëpi, për të kujdesen gjyshërit, pra prindërit e Ledjonës, shoqet e saj dhe koleget.

Më kishte marrë malli shumë, kisha kohë që e prisja. Me mamin kam të përbashkët karakterin, fytyrën, të gjitha. Më kanë qëndruar pranë shoqet e mamit, gjyshërit, koleget.

E pyetur për momentin më të vështirë që ka përjetuar gjatë kësaj periudhe kur Ledjona nuk ka qenë pranë saj, ajo u ndal tek deklaratat dhe mesazhet që babai i saj bëri për të ëmën. Vajza e Ledjonës tregoi se më parë fliste me të atin, por pas kësaj ndodhie, nuk ka më asnjë komunikim, por vetëm me gjyshërit, prindërit e babait. Mihaela u shpreh:

Situata më babanë me ato SMS. Flisja, tani nuk flas më, vetëm me nënën dhe gjyshin nga babi. Nuk më ka uruar as për ditëlindje, as për asgjë. Më ka mërzitur.

Kujtojmë se para pak muajsh, në një intervistë në rubrikën “Mos i bjer me top” në Top Channel, Jorgen Xoxi ka treguar se çfarë përmbante letra që i dërgoi Ledjonës në “BBV”, të cilën ajo nuk pranoi kurrsesi ta lexonte. Ish-bashkëshorti i gazetares tha se letra nuk ishte për ta sulmuar, por ka shprehur se nuk është ndjerë mirë që nuk e vuri në dijeni për futjen brenda “Big Brother VIP”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51542 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE