Amerika shkatërron raketa dhe dronë të Huthëve/Rrezik për anijet në Detin e Kuq!

vovalbania March 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Amerika shkatërron raketa dhe dronë të Huthëve/Rrezik për anijet në Detin e Kuq!

Ushtria amerikane shkatërroi shtatë raketa dhe tre dronë në zonat në Jemen që kontrollohen nga rebelët Huthi. Sipas burimeve, ato paraqisnin rrezik për anijet tregtare e të Marinës amerikane. Rebelët Huthi që mbështeten nga Irani po sulmojnë anijet në Detin e Kuq, siç shprehen “në shenjë solidariteti me palestinezët”, pas nisjes së luftës në Gaza mes Izraelit dhe Hamasit.

Forcat e Komandës Qendrore të SHBA-ve vepruan “në vetëmbrojtje” kur u përfshinë dhe shkatërruan raketa e dronë, por edhe tre kontejnerë me armë në zonat e kontrolluara nga Huthët, siç njoftoi komanda përmes një postimi në X.

U përcaktua se këto armë paraqisnin rrezik të menjëhershëm për anijet tregtare dhe të Marinës amerikane që gjenden në rajon. Këto veprime u ndërmorën për të mbrojtur lirinë e lëvizjes e për t’i bërë ujërat ndërkombëtare më të sigurta për Marinën amerikane dhe anijet tregtare.

Tensionet në Lindjen e Mesme kanë kulmuar me luftën e fundit Izrael-Hamas. Në një tjetër vizitë në rajon, kryediplomati amerikan, Antony Blinken do të ndalet në Arabinë Saudite dhe Egjipt.

Më shumë ndihmë humanitare në Gaza, por edhe diskutimet për planifikimet se çfarë do të ndodhë në enklavën palestineze pasi lufta të përfundojë pritet të jenë në axhendën e bisedimeve mes Blinkenit dhe zyrtarëve sauditë dhe egjiptianë.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit nisi pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë rreth 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afro 250 të tjerë.

Izraeli u kundërpërgjigj me ofensivë tokësore e ajrore në Rripin e Gazës. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën e udhëhequr nga Hamasi, si pasojë e luftës janë vrarë mbi 31.000 persona, shumica gra dhe fëmijë.

Izraeli dhe Hamasi nuk janë afër një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftimeve në Gaza dhe për lirimin e pengjeve. Situata vazhdon të jetë ”shumë e komplikuar”.

Pavarësisht disa javëve të bisedimeve me ndërmjetësim të Shteteve të Bashkuara, Katarit dhe Egjiptit, muaji i shenjtë i Ramazanit ka nisur të hënën e javës së kaluar pa një marrëveshje për armëpushim, për të cilën ishte shpresuar aq shumë.

Kjo vizitë do të jetë për të diskutuar arkitekturën e duhur për një paqe më të qëndrueshme rajonale.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48999 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE