Moderatorja e njohur shqiptare: Do të doja të kaloja një javë me ish të dashurit e mi

vovalbania August 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Moderatorja e njohur shqiptare: Do të doja të kaloja një javë me ish të dashurit e mi

Liberta Spahiu është një nga moderatoret më të dashura në Kosovë. Ajo është përfolur shpeshherë për jetën private, ndërsa është munduar që të mos flasë kurrë për këtë pjesë. Së fundmi, në emisionin “Prive Reality”, ajo është vënë në siklet nga një pyetje për ish partnerët.

“Me cilin prej ish-ave do mund të kaloje një javë izolimi bashkë?”, u pyet moderatorja, e cila është përfolur për një lidhje me Flori Mumajesin. “Unë si Libertë do doja që… ndonjëherë shokët edhe shoqet më thonë je ndarë keq, edhe vetë unë nuk mendoj që jam ndarë keq me ndonjërin prej tyre.

Kam qenë shumë korrekte transparente dhe e drejtpërdrejtë që kam thënë “gjeje dikë se unë nuk mundem me këtë gjë.” Edhe nëse më pyesin unë e kisha kaluar një javë më gjithsecilin prej tyre. Me të gjithë”, tha moderatorja duke mos treguar një emër specifik.

Por, më pas të ftuarit e vunë në siklet duke këmbëngulur që të thoshte një emër. “S’e njihni…”, tha moderaotrja duke mos zbuluar emër. “Unë do doja që ish të dashurit e mi t’i kisha shokë. Nuk dua t’i kem armiq. Madje kam tentuar t’i kem në emision por s’më kanë ardhur kurrë”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47825 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE