Florian Agalliu e konfirmon: Do jem konkurrent në Ferma VIP

vovalbania March 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Florian Agalliu e konfirmon: Do jem konkurrent në Ferma VIP

Teksa të gjithë presin me padurim 22 marsin kur do të nisë “Ferma VIP”, një tjetër konkurrent është zbuluar. Bëhet fjalë për moderatorin dhe aktorin Florian Agalliu.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Agalliu duke e quajtur këtë mision si ndër më të bukurit që ka ndërmarrë.

“Së shpejti do të mbyllem, në rastin më të keq 3 muaj, në rastin më të mirë 1 javë. Më datë 22 mars fillon Ferma VIP, besoj keni dëgjuar për të. Unë do të jem një nga konkurrentët”, tha Flori.

“Ferma VIP” nis më 22 mars në ekranin e Vizion Plus me moderatore Fjoralba Ponarin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE