U arrestua për mashtrim brenda shtëpisë së Big Brother, lirohet nga burgu Liam Osmani

vovalbania March 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U arrestua për mashtrim brenda shtëpisë së Big Brother, lirohet nga burgu Liam Osmani

Liam Osmani është liruar të hënën me vendim të Gjykatës së Tiranës, e cila pranoi kërkesën e tij për rishikimin e vendimit penal të formës së prerë për shkak se procesi ishte bërë në mungesë të tij dhe pa dijeni të plotë të tij.

Gjykata pranoi kërkesën për rishikim të vendimit. Çështja do të filloj nga e para dhe do të shqyrtohet nga një tjetër gjyqtar.

Bashkë me shqyrtimin është vendosur edhe pezullimi i ekzekutimit të vendimit të parë dhe rrjedhimisht edhe lirimi i menjëhershëm nga burgu. Procesi do të nis nga fillimi me Liam Osmanin në gjendje të lirë, i cili do të ketë mundësi të paraqitet në seancat gjyqësore, të mbroj veten dhe të ketë dijeni të plotë për gjyqin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE