Europa gati me paketë sigurie për një krizë lufte, BE-ja diskuton në samit për përgatitjen e qytetarëve!

vovalbania March 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Europa gati me paketë sigurie për një krizë lufte, BE-ja diskuton në samit për përgatitjen e qytetarëve!

Evropa po përgatitet të përballet me kërcënimet e Putinit për luftë. Në një samit që mbahet në Bruksel, ku do flasë edhe presidenti Zelensky, do diskutohet për përgatitjen e qytetarëve për krizat e mundshme të sigurisë.

“Ne kemi nevojë për një qasje që merr parasysh të gjitha rreziqet”, thuhet në draft-konkluzionet e raportit.

Ndërkaq Këshilli Evropian nënvizon nevojën e menjëhershme për “përgatitje të forcuar dhe të koordinuar ushtarako-civile” dhe “menaxhim strategjik të krizës në kontekstin e peizazhit të kërcënimit në zhvillim.

Sugjerohet që të propozohen “veprime për të forcuar gatishmërinë ndaj krizave dhe reagimin në nivel të BE-së në një qasje që merr parasysh të gjitha rreziqet, në funksion të një strategjie gatishmërie ardhmen”.

“Sot Këshilli Evropian do të diskutojë” mundësinë e futjes së bonove të mbrojtjes, ndoshta pa marrë një vendim. Megjithatë, është e qartë se ngjarjet aktuale kërkojnë që ne të gjejmë instrumente të përbashkëta financimi, tha komisioneri i BE-së për Ekonominë, Paolo Gentiloni, për ANSA-n në nisje të samitit.

Ndërkohë ka një përplasje të vazhdueshme midis vendeve të BE për mundësinë e krijimit të borxhit të përbashkët-përmes bonove të mbrojtjes ose obligacioneve të emetuara për projekte të përbashkëta- për të mbështetur investimet në sektorin e mbrojtjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50887 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE