Microsoft punëson bashkëthemeluesin e DeepMind për të udhëhequr divizionin e ri me inteligjencë artificiale!

vovalbania March 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Microsoft punëson bashkëthemeluesin e DeepMind për të udhëhequr divizionin e ri me inteligjencë artificiale!

Microsoft ka emëruar bashkëthemeluesin e laboratorit britanik të Inteligjencës Artificiale (Al) Deep Mind, si kreun e divizionit të ri me Al. Mustafa Suleyman, 39 vjeç, bashkëthemeloi DeepMind në vitin 2010 me Demis Hassabis dhe Shane Legg. Në vitin 2014, kompania u ble nga Google për 450 milionë euro dhe tani përbën thelbin e përpjekjeve të Google për të funksionuar me Al.

Për bashkimin e Suleyman me gjigantin teknologjik ka njoftuar shefi ekzekutiv i kompanisë, Satya Nadella. Suleyman do të jetë shefi ekzekutiv i një organizate të re të quajtur Microsoft Al e cila do të fokusohet në produktet e konsumit dhe kërkimit të kompanisë amerikane. Ndërkaq, Microsoft është bërë faktori kryesor, një Al gjeneruese falë investimit të tij miliarda eurosh në OpenAl.

“E kam njohur Mustafain prej disa vitesh dhe e kam admiruar shumë si themelues të DeepMind dhe Inflection dhe si vizionar”,-tha Nadella. Divizioni i ri kreu i së cilës do të jetë Suleyman, do të bashkojë përpjekjet e konsumatorit të Microsoft për Al, të tilla si chatbot-i Copilot dhe Bing. Bëhet e ditur se njësisë do t’i bashkohet edhe ish-kolegia e Suleyman, Karen Simonyan, e cila do të marrë rolin e shkencëtares kryesore të divizionit.

Inflection Al është një nga emrat më të njohur në garën për Al, pasi ka grumbulluar miliarda euro nga Microsoft dhe Nvidia. Rikujtojmë, se sipas një raporti nga Mark Gurman i Bloomberg, Apple ka nisur diskutimet me Google për të integruar aftësitë e Geminit në iPhone. Nëse kjo marrëveshje realizohet, iOS 18 mund të vije me veçori të Al të mbështetura nga Gemini. Gjithashtu, gjiganti teknologjik po zhvillon bisedime edhe me ChatGPT të OpenAl, për po të njëjtën arsye.

iOS 18 me Inteligjencë Artificiale mund të jetë përditësimi më i madh nga Apple. Gjatë vitit 2024 pritet që Apple të prezantojë linjën më të re të telefonave, iPhone 16, e cila thuhet të jetë e fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale (Al). Sipas Mark Gurman të rrjetit televiziv Bloomberg, ky përditësim i sistemit operativ mund të jetë më i madhi në historinë e gjigantit teknologjik.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48825 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE