Pavarësisht kundërshtimit nga fqinjët e saj Japonia do të nisë shkarkimin e ujit radioaktiv nga centrali bërthamor Fukushima!

vovalbania August 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pavarësisht kundërshtimit nga fqinjët e saj Japonia do të nisë shkarkimin e ujit radioaktiv nga centrali bërthamor Fukushima!

Japonia do të nisë të enjten shkarkimin e ujit radioaktiv nga centrali bërthamor Fukushima pavarësisht kundërshtimit nga fqinjët e saj. Vendimi vjen disa javë pasi mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së miratoi planin. Rreth 1.34 milion ton ujë mjaftueshëm për të mbushur 500 pishina me madhësi olimpike janë grumbulluar që nga cunami i vitit 2011 që shkatërroi uzinën.

Autoritetet do të kërkojnë që operatori i uzinës të përgatitet menjëherë që puna të fillojë më 24 gusht nëse kushtet e motit dhe detit janë të përshtatshme. Qeveria ka thënë se shkarkimi i ujit është një hap i domosdoshëm në procesin e gjatë dhe të kushtueshëm të çmontimit të uzinës, i cili ndodhet në bregun lindor të vendit, rreth 220 km në veri-lindje të kryeqytetit Tokio.

Japonia ka mbledhur dhe ruajtur ujin e ndotur në depozita për më shumë se një dekadë. Tsunami i vitit 2011, i shkaktuar nga një tërmet me magnitudë 9.0, konsiderohet si fatkeqësia më e keqe bërthamore në botë që nga Çernobili. Plani për shkarkimin e ujit nga uzina ka shkaktuar alarm në të gjithë Azinë dhe Paqësorin që kur u miratua nga qeveria japoneze dy vjet më parë. Plani ka shkaktuar bujë në vendet fqinje, ku Kina është kundërshtari më i zëshëm. Ajo akuzoi Japoninë se e trajton oqeanin si “kanalizimet e saj private”. Si Koreja e Jugut ashtu edhe Kina kanë ndaluar importet e peshkut nga rrethinat e Fukushimës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49318 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE