Shokohet Egla/ Banorët i fshehin fotografinë e babait të saj të ndjerë

vovalbania March 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shokohet Egla/ Banorët i fshehin fotografinë e babait të saj të ndjerë

“Vëllai i madh” i dha një mision të fshehtë dy prej banorëve, Ilnisës dhe Liamit.

Ata duhet të fshehin sendet e banorëve nëpër shtëpi— situatë e cila ka nxitur debate të forta mes banorëve.

Ka qenë Egla e cila është parë mjaft e revoltuar pasi vuri re se fotografia e babait të saj të ndjerë nuk ndodhej në sendet e saj personale.

Egla: Mos guxoni të fusni duart se unë kam gjëra të shenjta me vete, personale. Mos fusni duart e ndyra nëpër gjërat e tjetrit, të na ndyni kujtimet, na ndyni njerëzit që s’kemi më në jetë.

Meriton: Çfarë po kërkon ti Egla?

Egla: Po kërkoj foton e babit, mos ma kanë prekur. Qelbësira, ju jeni qelbësira, jeni të ulët fare.

Erjola: Po prit moj mos përgjithëso, ta marrim vesh kush e ka bërë.

Egla: Unë nuk jam çmendur tani, mos e ke lënë diku. Unë e kam lënë aty dhe e kam palosur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51660 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE