I ka prishur raportet me Bardhin? Rrëfehet menaxheri, zbulon nese e zëvendësoi me Luiz Ejllin!

vovalbania March 30, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
I ka prishur raportet me Bardhin? Rrëfehet menaxheri, zbulon nese e zëvendësoi me Luiz Ejllin!

Menaxheri i VIP-ave Jetmir Agaj, ka folur për herë të parë me detaje rreth raportit të tij me reperin Bardhi që bëri shumë bujë në rrjet.

I ftuar në një intervistë për “Canape 7”, ai sqaron se raporti i tyre vazhdon të jetë i mirë dhe dyshja bashkëpunojnë ende me njëri-tjetrin.

Producenti muzikor gjithashtu nuk la pa cekur se së shpejti do të menaxhojë edhe këngëtarin Luiz Ejlli.

Pjesë nga intervista:

Ke zgjedhur të mos paraqitesh, të mos reagosh pse?

Deri në 200 emisione në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni kam refuzuar të përgjigjem. E kam menduar që është më e arsyeshme, që 16 vite kam punuar me rrjete sociale.

A ke pasur presion mediatik?

Mua nuk më ka ndikuar. Kam dashur të shoh çfarë ka ndodhur, unë nuk kam dalë shumë shpesh. Për 3 vite nuk do të paraqitem më në asnjë media. Unë nuk kam pse t’i bëj marketing vetes.

Kryefjala e këtij debati ka qenë Bardhi. Si e ke parë daljen e tij nga BB, komentet e shumta dhe rrëmujën që u shkaktua?

Në BB ai hyri me pëlqimin tim. Nëse nuk e kisha pëlqyer unë, nuk do të kishte ndodhur. Bardhi nuk e ka dëshiruar atë format. Në BB nuk donte të hynte, por e ka bërë për ekipin. Bardhi është artist shumë i mirë, nuk ka pasur nevojë të bëjë marketing në BB. E vërteta ka qenë puna e shëndetit, Bardhi është familjar.

Ku qëndroi problemi i daljes së Bardhit?

Marrëdhënia e punës që kam krijuar me Bardhin vazhdon të jetë e mirë. Te jeta private nuk kam interes, as të drejtë të gjykoj. Unë nuk kam ndërhyrë as nuk kam vendosur asgjë për jetën e tij. Nuk kisha dashur as ta diskutoj këtë temë. Unë po pres një fëmijë në shtëpinë time, nuk është e drejta ime të vendos për të.

Intervistat e Bardhit dhe të Sarës në Fan Club kanë aluduar për këtë gjë.

Bardhi ka thënë nuk kam kontaktuar, ai nuk ka thënë që ne kemi shkëputur marrëdhëniet. Ka qenë pranë familjes, është normale të mos kontaktosh me menaxherin. Nëse kjo keqinterpretohet nuk është faji i tij.

Si janë raportet sot, a do të ketë më bashkëpunim me SBS?

Sigurisht që do vazhdojë raporti. Krisje të marrëdhënieve nuk mund të ketë, ka keqkuptime. Ai vinte dhe hante bukë në shtëpinë time, e shoh si vëlla të vogël, si mundet t’i prishim raportet? Këtë gjë e hedh poshtë direkt.

A e ke pritur që Bardhi do dashurohet brenda BBV?

Ajo vjen natyrshëm, nuk bëhet me plan.

A do të jesh menaxher i Luizit?

Për menaxhim do të them po, drejt asaj rruge jemi. Ka qenë luftë për ta marrë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51125 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE