Donaldi thyen heshtjen, tregon si iu duk dasma e të vëllait dhe çfarë mendon për Heidin

vovalbania March 31, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Donaldi thyen heshtjen, tregon si iu duk dasma e të vëllait dhe çfarë mendon për Heidin

Donald Veshaj i ftuar në Fan Club ka treguar se si iu duk dasma e Romeos dhe Heidit në BBV3 dhe se çfarë mendon për “kunatën” e tij të re

Donaldi shprehet se dasma iu duk shumë e bukur dhe i pëlqen shumë mënyra se si sillen ata me njëri-tjetrin. Për Heidin ka një mendim pozitiv dhe se çiftit nuk duhet t’i ushtrohet më shumë presion, pasi ata kanë vetëm dy muaj që njihen dhe pasi të dalin jashtë, do njihen edhe më mirë.

Donaldo: Për dasmën m’u duk gëzim, hare, emocion. Të gjithë festuan, ishte shumë bukur, nuk e di pse nuk i pëlqeu njerëzve apo komentet.

Enxhi: Po nusja?

Donaldi: Shumë nice, më pëlqeu, ata të dy janë shumë bukur, më pëlqen se si sillen me njëri-tjetrin. Kanë kimi, kanë veç dy muaj me njëri-tjetrin. Janë të rinj do njihen. Kur të dalin do njihen më mirë, s’ka pse i bëjnë presion. Më duken komentet, si gjilpëra në kashtë. Ata që janë lojtar të fortë nuk duhet ta pyesin pse e bënë dasmën, ata që janë të fortë ta gjejnë vetë pse e bëjnë. Romeo është një brum shumë i mirë për të marrë atë brum për të bërë atë që kulaçin e mirë, Romeo është virali.

Ronaldo: Mendon që mund të përsëritet historia që një Veshaj nuk do e fitojë BBv3??

Donaldi: Atë nuk e di e di publiku.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE