Juli habit me deklaratën për Heidin: Ajo është më e…

vovalbania March 31, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Juli habit me deklaratën për Heidin: Ajo është më e…

Në TAR po vijon transmetimi i ‘Big Brother Live nga Shtëpia’, që do t’ju bëjë shoqëri deri në 19:00, një emision radiofonik nga shtëpia më e famshme në vend. Personazhet më të komentuar rivihen në rolet e prezantuesve e të ftuarve, me plot të papritura dhe emocione, në këtë ditë feste të Pashkës katolike e ku iu është kërkuar të ngjyrosin vezët simbol.

Paneli i katërt dhe i fundit për sot përbëhet nga Romeo, Juli, Jetmiri dhe Graciano i cili u rikthye në shtëpinë më të famshme në vend mbrëmjen e kaluar. Tema për të cilët do diskutojnë banorët është ‘Strategjite dhe Loja’ për të cilën banorët japin mendimet e tyre dhe pyesin njëri tjetrin.  I pyetur se kë Juli shikon si lojtare të fortë ai deklaroi:

Heidi është lojtare e fortë për mënyrën si argumenton, i qëndron mendimit të vet dhe më pëlqen mënyra se si e zbërthen çështjen. Heidi është lojtarja më e fortë nga gocat. Kisha pasur përshtypje për Ilnisën por shikoj që nuk i shkon gjërave deri në fund.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49449 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE