“Nuk më pëlqejnë romancat…”/ Shfaqet si person me maskë e misterioz, kush është banori i ri që do bëhet pjesë e BBV3?

vovalbania March 31, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk më pëlqejnë romancat…”/ Shfaqet si person me maskë e misterioz, kush është banori i ri që do bëhet pjesë e BBV3?

Gjatë programit të “Fun Club” të moderatores Enxhi Nasufi në studio është shfaqur një personazh misterioz imazhi i të cilit fshihej pas një maske.

I pyetur nga moderatorja se çfarë mendimi ka për çiftet e krijuara Brenda shtëpisë, personazhi misterioz është shprehur se i duken fallso e se nuk i pëlqejnë aspak

Pjesë nga biseda në studio:

I pyetur se kujt do ia japë dorën të parit kur të hyjë brenda në shtëpi, ai shprehet se nuk e ka vendosur, do shohë se si do e presin. Përsa i përket çifteve, ai shprehet se asnjë prej tyre nuk ka dashuri të vërtetë. Ronaldo Sharka ka dhënë një mendim të tij se kush mund të jetë ky personazh kaq misterioz, por mesa duket atij nuk i pëlqeu komenti i moderatorit.

Moderatorja: Çfarë mendon për romancat Brenda shpisë meqenëse beson dhe tek dashuria?

Personazhi: Nuk më pëlqejnë aspak, apsolutisht jo! Dashuria nuk është me prova

Ronaldo: Nga stili i veshjes më duket si Spartak Ngela dhe mund të jetë ai sepse në një intervistë ka shprehur një dashuri të madhe për Riken.

Madje moderatori i ngacmoi më tej duke shprehur “të të bëj një pyetje me kastravec, me spec”?

Personazhi misterioz i cili do i bashkohet shumë shpejt BBV3, u shpreh:  Këto fjalët me k mos i mbaj në gojë.

Ronaldo: Mua më pëlqen shumë k. Sa bukur e nisi me këto himofobizma, shpresoj të përjashtohesh njësoj si Egla.

Ronaldo dhe Ina Kollçaku i ka dhënë vetëm dy javë kohë qëndrim në BBV e më pas do largohet pasi është i paqëndrueshëm dhe i lëkundur në ato gjëra që thotë

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE