Cilët do të dërgonte në nominim Luizi nëse do të kishte mundësinë e “Kutisë së Pandorës”?

vovalbania February 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Cilët do të dërgonte në nominim Luizi nëse do të kishte mundësinë e “Kutisë së Pandorës”?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Në një bisedë me banorët në oborr Luizi ka treguar se çfarë zgjedhje do të bënte ai nëse do të kishte mundësinë për të dërguar në televotim banorët përmes mundësisë që të jep “Kutia e Pandorës” ashtu siç iu dha Dea Mishel dhe Kiarës. Nëse do të kishte këtë mundësi Luizi u shpreh se do të dëgonte në nominim veten dhe Oltën.

Të më japin “Kutinë e Pandorës” të më thonë dërgo 2 veta në nominim, po nuk çova veten dhe Oltën më pështy në fytyrë… 

 

Ditën e sotme ka pasur një debat mes Luizit dhe Kiarës, pasi Kiara është ndjerë e ofenduar prej tij. Kjo për shkak se në mëngjes, kur Luizi është zgjuar nuk i ka kushtuar vëmendjen e veçantë asaj, por u ka folur të gjitha vajzave në grup teksa ka kaluar. Për këtë Kiara i ka kërkuar llogari dhe çifti ka debatuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48557 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE