Upss!! Mos vallë Ledioni sapo ‘i ktheu hakun’ Fjoralbës dhe thumboi “Ferma Vip”?!

vovalbania March 31, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Upss!! Mos vallë Ledioni sapo ‘i ktheu hakun’ Fjoralbës dhe thumboi “Ferma Vip”?!

Qysh nga startimi i reality show-t “Ferma Vip”, ka ndodhur që jo pak herë ky program të jetë krahasuar dhe të jetë vënë ndesh me “Big Brother Vip”.

Ndër komente të publikut vihet re ky krahasim që bëhet nga audienca, ndërsa vetë dy programet nuk i kanë kursyer disa thumba kundrejt njëri tjetrit.

Në Prime-n e fundit të “Ferma Vip”, moderatorja Fjoralba Ponari përdori një shprehje popullore tek tha: “Pema me kokrra gjuhet”.

E sakaq gjatë spektaklit të djeshëm të “Big Brother Vip”, Ledion Liço përdori po të njëjtën shprehje.

“Siç do thoshte një shprehje, pema me kokrra gjuhet”- tha ai ndërsa e shoqëroi këtë shprehje me një mimikë “ironizuese”.

a9015994-1427-4d41-9ca0-1f4143352a89

Kujtojmë se pak ditë më parë nuk mungoi një thumb edhe nga ana e Fjoralbës, e cila tek po i përgëzonte fermerët për energjinë pozitive që përcjellin, tha se ata kanë rivendosur standartin e të bërit reality show në Shqipëri.

Një deklaratë kjo që u morr si thumb për BBV, pasi siç dihet banorët e këtij programi shquhen për debate të forta dhe zhurmë në shtëpi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE