A do rikthehet Egla Ceno në “BBV3”?! Olta Gixhari: Gënjeshtër e ‘1 Prillit’…

vovalbania April 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A do rikthehet Egla Ceno në “BBV3”?! Olta Gixhari: Gënjeshtër e ‘1 Prillit’…

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

E ftuar sot në “Big Brother Radio” në një lidhje telefonike ishte ish-banorja e “BBV2”, Olta Gixhari. Ajo u shpreh për gjithçka, analizoi banorët dhe situatat e “BBV3”, teksa na tregoi ndjesitë e saj gjatë pritjes së ëmbël.

Ndër të tjera, Olta dha një mesazh për të gjithë ndjekësit e “BBV3”

Dua të jap një mesazh, më vjen keq që jemi shoqëri agresive. Ne që jemi jashtë, që jemi afër familjarëve të tanë, nuk duhet të tregohemi kaq agresivë. Shoh komente për banorë të ndryshëm dhe çuditem.

Por si mendon Olta që do të jetë rrugëtimi i Eglës në “BBV3”?! A do rikthehet ish-banorja sipas saj?

Duke qenëse është ‘1 Prilli’, nuk besoj që do kthehet vërtet mbrapsht. Besoj që është një gënjeshtër e ‘1 Prillit’.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE