E kanë krahasuar me banorë të “BBV3”, reagon ish-banorja: Nuk shoh asnjë Olta Gixhari të dytë!

vovalbania April 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E kanë krahasuar me banorë të “BBV3”, reagon ish-banorja: Nuk shoh asnjë Olta Gixhari të dytë!

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

E ftuar sot në “Big Brother Radio” në një lidhje telefonike ishte ish-banorja e “BBV2”, Olta Gixhari. Ajo u shpreh për gjithçka, analizoi banorët dhe situatat e “BBV3”, teksa na tregoi ndjesitë e saj gjatë pritjes së ëmbël.

Dukeqenë se shpeshherë është krahasuar në rrjet me banorët e këtij edicioni të Big Brother Vip, Olta tregoi se si i ka pritur këto komente.

E kam dëgjuar shpesh që banorët e këtij viti kopjojnë ata të vitit të shkuar. Unë nuk jam shumë dakord. Unë nuk shoh asgjë të keqe edhe nëse frymëzohen nga unë, sepse edhe unë mund të jem ndikuar nga një ish-banore tjetër. Gjërat që bëhen në atë shtëpi, duket sikur ti jeton shumë i lirë në atë shtëpinë luksoze, por liria është shumë e kufizuar, edhe të nervozon, të bën të të humbasë pika e kreativitetit. Nuk kam një emër. Nuk shoh asnjë Olta Gixhari të dytë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49410 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE