2 banorë rikthehen, fatin e Eglës, Ilnisës dhe Meritonit do e vendosë publiku!

vovalbania April 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
2 banorë rikthehen, fatin e Eglës, Ilnisës dhe Meritonit do e vendosë publiku!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Fatin e Eglës, Ilnisës dhe Meritonit do e vendosë publiku. Big Brother ka hapur një televotim se kë nga banorët e përjashtuar doni të riktheni dhe do të zgjidhen dy më të votuarit.

Ledjon: Vëllai Madh jep publikut në dorë fatin tuaj. Të tre jeni të skualifikuar nga loja, por publiku do të vendosë të kthejë dy prej jush deri të shtunën brenda shtëpisë për të vazhduar rrugëtimin, njëri do vijë me mua të shtunën. Televotimi që do të hap është kë doni të ktheni në shtëpi mes Ilnisës Meritonit dhe Eglës

Egla: Faleminderit për mëshirën që i ngelet në dorë publikut kush do të vazhdojë. Unë do doja të vazhdoja. Doja t’i thoja mamit që jam mirë

Ledjon: Të tre ju keni qenë personazhe shumë të rëndësishëm të këtij edicioni dhe me keqardhje do më duhet të pres njërin prej jush në studio. Këtë rast shfrytëzojeni për t’i dhënë një shansin njeri tjetrit

Ledjoni njoftoi po ashtu se nëse banorët e tjerë do të komunikojnë me dhomën e bardhë, do të kalojë në nominim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE