Grida Duma flet për rolin si opinioniste e “Big Brother Vip 3” dhe situatën e Egla Cenos

vovalbania April 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Grida Duma flet për rolin si opinioniste e “Big Brother Vip 3” dhe situatën e Egla Cenos

E ftuar sot në emisionin “Ndryshe” nën moderimin e Salsanos, Adit dhe Visjanit ishte Grida Duma.

Në një rrëfim special, Grida Duma u shpreh për situatën politike në vend, televizionin në jetën e saj, “Big Brother Vip 3” e shumë të tjera.

A do të pranonte ajo të ishte opinioniste e “BBV3”?!

“Jo, nuk është format që ka lidhje me mua. Unë jam e keqe me veten dhe e mirë me të tjerët. Unë vetë nuk e bëj diçka, por po e bërE ti e kuptoj. Unë e mirëkuptoj edhe në vogëlsi, edhe në problematikë.”

Ndërkohë ajo u pyet edhe për situatën aktuale të Egla Cenos në BBV, nga situata me Meritonin deri tek skualifikimi (ose jo) i bujshëm i saj.

Përsa i përket kësaj, Grida tha:

“Egla ka çmitizuar diferencat gjinore, grua-burrë. Në çdo moment që e intimidohet ajo nuk shqetësohet që është grua. Ky lloj çmitimizimi është i rëndësishëm në shoqërinë shqiptare dhe është nga të rrallat herë që e shoh në publik pa asnjë kompleks. Këtë avantazh e ka.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49312 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE