Egla feston datëlindjen e vetme, përlotet teksa konsumon ushqimin!

vovalbania April 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Egla feston datëlindjen e vetme, përlotet teksa konsumon ushqimin!

Duket se nuk ka qenë një ditë aspak e lehtë për Egla Cenon sot, së cilës i është dashur që ta shpenzojë datëlindjen e mbyllur në “Dhomën e Bardhë” të “BBVIP”, me Meritonin dhe Ilnisën, që le të themi këtë ditë s’ja kanë bërë edhe aq të bukur.

Edhe pse pati tentativa nga Meritoni në mëngjes për ta uruar aktoren, ajo nuk e ka pranuar përqafimin e tij, ndërsa më vonë moderatori i ka gjetur fjalët që t’i bëjë një urim, por Ilnisa jo, teksa debatet mes tyre kanë vazhduar përgjatë ditës, madje edhe me tone të larta.

Ndërkohë, para pak castesh ka ardhur edhe torta e datëlindjes së Eglës, e cila e ka prerë e vetme, edhe qiriun e ka fryrë e vetme dhe ka uruar vetë veten, ndërsa nuk i ka bërë pjesë të “festimeve” ciftin.

Po ashtu, ajo është shfaqur edhe në lot, duke konsumuar ushqimin dhe i ka kërkuar Meritonit dhe Ilnisës që të paktën në këtë ditë të mos e bezdisin, edhe pse duhet thënë që edhe ajo vetë ka nisur mjaft debate me ta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49511 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE