Lufta ruse në Ukrainë, 4 viktima nga sulmet e Rusisë në Harkiv!

vovalbania April 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lufta ruse në Ukrainë, 4 viktima nga sulmet e Rusisë në Harkiv!

Lufta ruse në Ukrainë që vijon e ashpër prej më shumë se dy vitesh, katër persona janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur nga një sulm i ushtrisë së Rusisë me dronë në qytetin ukrainas Harkiv. Bilancin e  dhanë sot autoritetet lokale.  Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës u shpreh se 20 dronë e sulmuan vendin gjatë natës mes 3 dhe 4 prillit dhe se 11 prej tyre u penguan nga forcat kundërajrore.

Kryetari i Bashkisë së Harkivit, Ihor Terekhov, shkroi në Telegram se njëri nga të vrarët ishte banor i një ndërtese 14-kateshe, e cila u godit nga një dron, ndërsa tre të tjerët, punonjës të ekipeve të shpëtimit, që u vranë në vendin e ngjarjes nga sulmi i dytë. Raportohet se tre autoambulanca u dëmtuan në sulmin e Harkivit.

Policia raportoi sulme me dronë në qytetet e rajonit të Harkivit, Lozova dhe Zmiv, ku u dëmtuan godina banimi dhe makina. Nuk u raportua për viktima. Dy ditë më parë, infrastruktura industriale e rajonit të Rusisë, Tatarstan ishte shënjestër e sulmeve të dyshuara ukrainase me dronë.

Në këtë rajon, i cili ndodhet më shumë se 1.200 kilometra larg kufirit mes Ukrainës dhe Rusisë, raportohet se po grumbulloheshin dronët e prodhimit iranian, Shahed.

Një ditë më parë, lideri i Tatarstanit, Rustam Minnikhanov paralajmëroi ndërmarrjet lokale se ato duhet ta mbrojnë veten nga sulmet e mundshme ajrore.

Nuk duhet të prisni derisa kundërajrorët të fillojnë punën për zgjidhjen e problemeve tuaja. Ne duhet t’i zgjidhim ato me burimet tona, çdo ndërmarrje, çdo qytezë, çdo qytet.

Instituti për Studimin e Luftës, me bazë në SHBA shkroi se Rusia mund të rrisë sulmet raketore dhe me dronë kundër infrastrukturës civile të Ukrainës, sidomos ndaj rrjetit energjetik, për t’i bërë “presion shtesë Ukrainës që t’i zhvendosë kundërajrorët larg vijës së frontit”.

Prej fillimit të pushtimit, në shkurt 2022, Rusia ka mohuar se i sulmon civilët, por qytetet ukrainase dhe infrastruktura civile janë goditur vazhdimisht nga sulmet raketore e me dronë. Sipas një raporti në muajin shkurt të organizatave ukrainase e ndërkombëtare të bamirësisë, së paku 10.500 civilë ukrainas janë vrarë nga “bombardimet e vazhdueshme, minat dhe dronët”, në dy vitet e fundit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49292 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE