Si do të jetë moti në vend? Njihuni me parashikimin për sot!

vovalbania April 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si do të jetë moti në vend? Njihuni me parashikimin për sot!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Masat ajrore që qarkullojnë janë të ngrohta e të thata me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët e me kohëzgjatje me diell, si edhe me vranësira të pakta të larta transparente kryesisht në relievet malore të territorit.

Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje e me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin jugor, si dhe në lugina, era fiton shpejtësi 8-12 m/sek, e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
10/22
Diell re

Kukës
7/20
Diell re

Lezhë
9/21
Diell re

Dibër
5/19
Diell re

Durrës
11/23
Diell

Tiranë
12/23
Diell

Elbasan
9/22
Diell re

Berat
7/22
Diell re

Vlorë
10/22
Diell

Korçë
6/19
Diell re

Gjirokastër
7/20
Diell

Sarandë
11/23
Diell

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49489 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE