“Rusia po përgatitet për kundërofensivë të shpejtë”, këshilltari i Zelenskyt: Duhet që SHBA të miratojë paketën e ndihmës këtë muaj!

vovalbania April 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Rusia po përgatitet për kundërofensivë të shpejtë”, këshilltari i Zelenskyt: Duhet që SHBA të miratojë paketën e ndihmës këtë muaj!

Rusia mund të nisë një kundërofensivë të re të madhe në Ukrainë në fund të muajit maj ose në fillim të qershorit.

Ky është parashikimi i këshilltarit presidencial ukrainas, Andrei Yermak duke përsëritur kërkesën e Kievit për të pasur sa më parë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore.

“Ne e dimë se Putini po përgatit një mobilizim të ri dhe presim që operacionet e reja për një kundërofensivë ruse mund të fillojnë në fund të majit ose në fillim të qershorit,” tha Yermak.

Mes të tjerash, ai theksoi se për këtë arsye Ukraina ka nevojë urgjente për sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore sepse pa to është e pamundur të mbrojë qytetet.

Më pas këshilltari i Zelenskyt nënvizoi se “problemi për ne është koha dua t’ju kujtoj se jemi në një moment kritik, është shumë e rëndësishme që paketa e ndihmës amerikane të miratohet këtë muaj”.

Sakaq, Lituania tha se do ta furnizojë Ukrainën me rreth 3.000 dronë luftues, të cilët janë bërë kyç në luftën e Kievit kundër pushtimit rus. Po ashtu, Lituania tha më 5 prill se do të ndihmojë në ngritjen e tri qendrave për rikuperimin e ushtarëve ukrainas.

 “Në një të ardhme të afërt, Lituania do të blejë rreth 3.000 dronë FPV – të prodhimit lituanez – për Ukrainën, në vlerë prej 2 milionë eurosh”, tha kryeministrja Ingrida Simonyte, gjatë një konference të përbashkët për media me homologun e saj ukrainas, Denys Shmygal.

Dërgesat e para të dronëve mund të bëhen gjatë këtij viti, tha Simonyte.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE