Hyri në histori me këngën “Gangnam Style”, këngëtari i hitit që ka thyer rekorde në depresion!

vovalbania April 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hyri në histori me këngën “Gangnam Style”, këngëtari i hitit që ka thyer rekorde në depresion!

Këngëtari koreano-jugor, Park Jae-sang, i njohur më mirë si Psy, fitoi famë të madhe në vitin 2012 me këngën “Gangnam Style”. Kënga u bë automatikisht një hit i madh dhe deri në fund të vitit 2012, “Gangnam Style” kryesoi listat muzikore në më shumë se 30 vende, duke përfshirë Australinë, Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Rusinë, Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Kënga është shoqëruar edhe me një kërcim të njohur që ka vërshuar në rrjetet sociale. Pas publikimit të asaj kënge, Psy u bë një nga artistët më të kërkuar. Ai nënshkroi një kontratë me menaxherin e Justin Bieber dhe regjistroi një hit me Snoop Doog dhe ishte i vetëdijshëm se çdo projekt tjetër duhej të ishte më i mirë se “Gangnam Style” në mënyrë që të qëndronte në krye të botës së muzikës.

Mirëpo, plani i tij dështoi dhe ai nuk arriti të përsëriste kurrë suksesin e këngës “Gangam Style”. Psy thuhet se ra në depresion dhe iu kthye alkoolit. “Nëse jam i lumtur pi, nëse jam i trishtuar pi. Nëse bie shi, pi, nëse ka diell pi”,-tha ai në një intervistë. Këngëtari u kthye në Korenë e Jugut dhe krijoi kompaninë e tij muzikore dhe po përpiqet të ndihmojë muzikantët e rinj të hyjnë në treg.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49538 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE