Krijohet embrioni artificial, me tru dhe zemër por pa…

vovalbania August 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Krijohet embrioni artificial, me tru dhe zemër por pa…

Rezultatet e studimit të botuar së fundmi nga prestigjiozja “Nature” janë revolucionare për mjekësinë, ndoshta edhe të frikshme. Në mënyrë sintetike, hulumtuesit e Cambridge dhe California Institute of Technology kanë zhvilluar një embrion miu “sintetik”, pa i rritur nevojën e spermës dhe vezës së prindërve, i cili zhvilloi fillimet e organeve, një zemër që rreh madje edhe fillimin e trurit, si asnjë herë më parë.

Gjallesa revolucionare jetoi më shumë se 8 ditë, dy më shumë se të gjitha eksperimentet e tjera gjenetike dhe ku zhvillimi i organeve arriti një dimension të pashkelur më parë. Embrioni ishte i përbëre nga celula staminale që ndodhen në organe të ndryshme, si placenta dhe u zhvilluan në një inkubator artificial të krijuar nga Weizman Institut në Izrael. Studime të tjera po në të njëjtin institut ishin zhvilluar në muajt e kaluar, por asnjëherë nuk kishin avancuar deri në këtë pikë.

Impakti në të ardhmen e mjekësisë dhe gjenetikës janë të mëdha. Teorikisht, bëhet e mundur që në të ardhmen nga celula njeriu, të zhvillohen organe të gjalla që do të lehtësojnë transplantin dhe pasojat e tij në trup, edhe pse limitet etike janë ende të mëdha në këtë pikë. Por pa shkuar ende aty, impakti afatmesëm përfshin një ndihmesë të madhe në kuptimin e shkaqeve të fertilitetit, veçanërisht atë femëror, por edhe për kuptimin e disa gjeneve të cilëve nuk u dihet funksioni.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 42379 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE