Ndryshimi në pamje, Kiara Tito tregon sa kile ka shtuar nga shtatëzania

vovalbania April 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndryshimi në pamje, Kiara Tito tregon sa kile ka shtuar nga shtatëzania

Kiara Tito po vazhdon të përjetojë një nga ndjenjat më të bukura që mund të provojë një femër në jetë, atë të shtatëzanisë.

Mbrëmjen e sotme ajo ka qenë pjesë e programit të ri të Bora Zemanit, “Cherry on Top”, në një intervistë për të rrëfyer detaje nga pritja e ëmbël.

Një nga ndryshimet që Kiara ka pësuar gjatë kësaj kohe, normalisht që ka qenë edhe shtimi në peshë.

Ajo tregoi se ka shtuar 25 kile, ndërsa shtoi se këto janë kilet më të bukura për të.

Kiara gjithashtu tregoi se ashtu si çdo femër që bëhet nënë, ka pasiguritë e saj, ama u shpreh se do të ketë mbështetjen e duhur nga mamaja e saj dhe e Luizit për t’ia lehtësuar këtë ekperiencë të re dhe të pa përjetuar më parë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48933 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE