Studiuesit kinezë nisin prodhimin e tekstileve inteligjente!

vovalbania April 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Studiuesit kinezë nisin prodhimin e tekstileve inteligjente!

Studiuesit në Kinë kanë njoftuar se kanë krijuar elektronikë të bazuar në fibra që shfrytëzon energjinë elektromagnetike në atmosferë. Kjo bën që teknologjia elektronike fibër “të lidhet me trupin” e të mos ketë nevojë për çipa elektronik e as bateri për të funksionuar.

“Kur energjia elektromagnetike udhëton nëpër fibra, ajo shndërrohet në forma tjera energjie, duke përfshirë dritën e dukshme dhe valët e radios. Pra, përveç emetimit të dritës, fibra lëshon edhe sinjale elektrike kur takohet me një trup njerëzor”,-tha Chengyi Hou, bashkëautori i hulumtimit të Universitetit Donghua, Shangai.

Studiuesi shtoi se:

Ne kemi arritur tashmë prodhimin masiv të këtij lloji të ri të elektronikës me fibra, kështu që hapi tjetër është ta aplikojmë atë në tekstile që përdorim çdo ditë si peshqirë dhe tapeta.

Midis prototipeve të zhvilluara nga ekipi, është edhe një ekran prej pëlhure që mund të vishet i shoqëruar me një tastierë. Ekipi thotë se ky ekran mund të përdoret nga njerëz që kanë dëmtim të dëgjimit për t’i ndihmuar ata të komunikojnë me të tjerët.

Gjithashtu, ata kanë krijuar një tapet që shkëlqen i cili jo vetëm që ofron ndriçim gjatë natës, por transmeton edhe valë që mund të përdoren për të kontrolluar pajisje në shtëpi si drita. Bëhet e ditur se fibrat përbëhen nga tre shtresa, të qëndrueshme dhe rezistente ndaj djersës.

Një teknologji e re që përdor inteligjencën artificiale, mund të ndihmojë individët me çrregullime zanore që të flasin natyrshëm me zërin e tyre. Ky përparim mund të ofrojë një shans për miliona njerëz që të zhvillojnë biseda më të qarta. Joris Casterman ka një çrregullim zanor dhe i merret goja. Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai thotë se kur pëshpërit e folura e tij është e rrjedhshme dhe e qartë. “Sepse kur jeni duke pëshpëritur nuk i përdorni kordat vokale”,-thotë Joris Castermans, themelues i firmës “Whispp”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48931 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE