Arrestohet 33 vjeçari që 3 herë i vuri tritol mobilerisë në Durrës!

vovalbania April 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arrestohet 33 vjeçari që 3 herë i vuri tritol mobilerisë në Durrës!

Tre herë i vuri tritolin një mobilierie në Durrës, 33-vjeçari i arrestuar “kyç gojën para hetuesve”, duke mos pranuar të flasë. Dyshohet se shtetasi Alban Qira nga fshati Borizanë i Krujës mund të jetë paguar për të kryer këto akte të rënda ndaj biznesit në pronësi të një 48 vjeçari në fshatin Rrashbull. I arrestuari rezulton me precedentë penalë në fushën e lëndëve narkotike.

U sekuestruan dy automjete e dy celularë të 33-vjeçarit, si dhe maska dhe veshje të dyshuara të përdorura gjatë krimeve.

Nga shpërthimet ka patur vetëm dëme të pjesshme materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. Njoftimi zyrtar i uniformave blu:

Durrës/Zbardhen tre rastet e vendosjes së lëndës eksplozive në një mobileri.

Identifikohet, lokalizohet dhe vihet në pranga 33-vjeçari nga Kruja, i cili 4 ditë më parë, dyshohet se vuri lëndë eksplozive në ambientet e jashtme të mobilierisë së një 48-vjeçari, në fshatin Rrashbull.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se ky shtetas, i dënuar më parë për krime në fushën e narkotikëve, është autor dhe i dy shpërthimeve të tjera në këtë biznes, të kryera më datat 18.11.2023 dhe 07.03.2024.

Nga shpërthimet ka patur vetëm dëme të pjesshme materiale.

Sekuestrohen 2 automjete dhe 2 celularë të 33-vjeçarit, si dhe maska dhe veshje të dyshuara të përdorura gjatë krimeve.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, për të zbardhur tre shpërthime të lëndëve eksplozive, të kryera në biznesin (mobilieri) të shtetasit A.A., 48 vjeç, në fshatin Rrashbull, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Durrës mundësuan identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të këtyre rasteve, shtetasit Alban Qira, 33 vjeç, banues në fshatin Borizanë.

Nga këto veprime dyshohet se më datat 18.11.2023, 07.03.2024 dhe 03.04.2024, shtetasi Alban Qira ka vënë lëndë eksplozive (mina artizanale), në ambientet e jashtme të mobilierisë së shtetasit A.A.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48971 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE