Ronaldo i ashpër ndaj vëllait të Eglës: “Nuk e di si mund të festosh për të!”

vovalbania April 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ronaldo i ashpër ndaj vëllait të Eglës: “Nuk e di si mund të festosh për të!”

Vëllai i Egla Cenos, Beso, ishte një ditë më parë në një lidhje “Skype” me emisionin “Fan Club”, ku u shpreh se ka festuar për rikthimin e së motrës brenda shëpisë së “Big Brother VIP3”.

Këtu ndërhyn gazetari i njohur, Ronaldo Sharka, i cili i thotë se si ai mund të gëzohet për rikthimin e Eglës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke marrë parasysh sjelljen e pahijshme që ajo femër ka patur duke thyer çdo limit.

‘Unë ‘Dhomën e Bardhë’ e pashë si një mesazh shumë të qartë për publikun. Bullisti nëse ti e ndëshkon nuk ka për t’u shëruar kurrë si bullist por ndoshta bëhet akoma edhe më i egër dhe ishte një mundësi reflektimi. Tani meqë Eglës nuk i shërbeu ‘Dhoma e Bardhë’ si një shkollë riedukimi, mendon që kur të dalë ka nevojë për një shkollë të tillë?Me një fjalor të tmerrshëm dhe unë nuk e di si mund të festosh kur sheh motrën duke i thënë një gruaje tjetër hajde t’i mësojmë misionarin….’- është shprehur Ronaldo.

Më pas gazetari ka përmendur dhe incidentin me Meritonin të cilit i’u derdh alkol në fytyrë, e ndërsa vëllai i Eglës e ka konsideruar këtë gjest si një vetmbrojtje me elegancë.

I pyetur rreth skualifikimit dhe izolimit të Eglës, vëllai i saj u shpreh kështu:

“Mesa mbaj mend ishte e diel, m’u shkatërrua komplet, u mundova të flas dhe me produksionin se edhe mami ishte në merak çfarë ka ndodhur edhe nuk merrnim dot përgjigje derisa thanë që është këtu dhe u qetësuam por për momentin patëm një shqetësim, dhe momenti që Egla qau në ditën e ditëlindjes më ka prekur shumë ai moment, të paktën ne i shkëmbejmë disa mesazhe kur s’jemi bashkë, mirpo ajo ishte e dënuar kështu që…”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50258 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE