Gratë gjithnjë e më shumë po ngrijnë vezët për t’u bërë nëna pas të 40-ave!

vovalbania April 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gratë gjithnjë e më shumë po ngrijnë vezët për t’u bërë nëna pas të 40-ave!

Së fundmi ka pasur një rritje shqetësuese të ngrirjes së ovociteve për t’u bërë nëna në moshë të mëvonshme. Ky trend quhet ‘social freezing’, për ta dalluar nga ngrirja për motive apo probleme shëndetësore. Është një trend rritjeje në Evropë, SHBA dhe Australi, ku mesatarisht procedurat janë rritur me rreth 25-30 % në vit që nga 2016. Pavarësisht përqindjes, që në 2020-2021 preku deri në 70%, në shifra flitet për rreth 5000 raste në 2016 në Evropë, 11 mijë në 2021, ndërsa në SHBA nga 16 mijë u kalua brenda 3 vitesh në 25 mijë.

Mjekët shpjegojnë se kjo është një procedurë kur ndihmon dhe jep mundësinë e riprodhimit, por nuk duhet kthyer në qëllim në vetvete për të patur një fëmijë të ardhshëm. Rastet e suksesit për një shtatzani në momentin e kërkesës janë mesatarisht 70% me 15 ovocite, e deri në 95% me 25 vezë të ngrira. Trajtimet e fekondimit in vitro janë në rritje konstante në të gjithë botën dhe paralelisht po punohet edhe me inteligjencën artificiale, kryesisht për vlerësimin e rasteve dhe uljen e numrit të mos suksesit të fekondimit, duke përmirësuar ndjeshëm efikasitetin e procedurave.

Ndërkaq, embrionet e ngrira mund të konsiderohen “fëmijë”. Ky vendim i fundit i paprecedentë i gjykatës së Lartë të Alabamës në SHBA ka ngjallur mjaft debat. Ky vendim po ndan avokatët dhe kundërshtarët e fekondimit in-vitro dhe mund të ofrojë precedentë ligjorë për grupet që kërkojnë të kufizojnë më tej të drejtat e abortit. Gjykata vendosi se embrionet e ngrira kanë të njëjtat të drejta ligjore si fëmijët e tjerë të palindur. Fekondimi in-vitro përdor vezë dhe spermë për të krijuar embrionet dhe më pas i rrit ato në mjedisin e kulturës derisa të implantohen në mitër.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE